Skuadrat e mëdha e kërkojnë futbollistin kosovar, e do edhe Cesc Fabregasi te Como?

Futbollistin kosovar, Bleon Kurtulus janë duke e kërkuar shumë skuadra.
Talenti me prejardhje nga Kosova, por i rritur në Suedi – ka marrë shumë oferata gjatë afatit kalimtar të verës, shkruan Indeksonline
Brentfordi, Anderlechti dhe Como janë favorit për të nënshkruar me mbrojtësin 18-vjeçar.
Vlera e lojtarit kosovar është 2.5 milionë euro dhe skuadra e Cesc Fabregasit shihet si favorit për të nënshkruar me të.
Kujtojmë që Kombëtarja e Kosovës është interesuar për lojtarin, por ai preferon Kombëtaren e Suedise./Indeksonline/
