75 Mall Live Search
11:05 / E Martë, 09 Qershor 2026 / G T

Skuadrat gjermane në garë për Asllanin

Sulmuesi kosovar Fisnik Asllani mund të jetë një nga emrat e nxehtë të merkatos verore në Gjermani.

Sipas raportimeve të mediave gjermane, Borussia Dortmund ka rikthyer interesimin për 23-vjeçarin dhe së fundmi ka pasur kontakte me përfaqësuesit e tij, shkruan Indeksonline

Bëhet e ditur se Asllani është shumë i hapur ndaj mundësisë për t’iu bashkuar gjigantit verdhezi, ndërsa Dortmund ka konfirmuar interesimin e vazhdueshëm për qendërsulmuesin kosovar.

Megjithatë, çdo lëvizje konkrete pritet të varet nga largimet e mundshme në repartin ofensiv të skuadrës. Drejtuesit e klubit konsiderojnë se transferimi i Asllanit do të bëhet më i realizueshëm në rast të shitjes së Serhou Guirassy ose Karim Adeyemi.

Ndërkohë, gara për shërbimet e Asllanit mund të mos jetë e lehtë, pasi edhe RB Leipzig po monitoron nga afër situatën e sulmuesit kosovar.

Me paraqitjet e tij të mira dhe potencialin që ka treguar në vitet e fundit, Asllani po vazhdon të tërheqë vëmendjen e klubeve të mëdha të Bundesligës, ndërsa e ardhmja e tij mund të marrë një kthesë të rëndësishme gjatë javëve në vijim./Indeksonline/