22:04 / E Premte, 03 Maj 2019 / indeksADMonline

Skuadrat që kanë shënuar më së shumti gola me kokë në Premierligë

Premier Liga po shkon drejt fundit, ku në shumë ndeshje ka pasur dramë.

Në shumë ndeshje është dashur të pritet minutat e fundit që të vendoset fituesi. Golat me kokë kanë qenë mjaftë të rëndësishme për disa skuadra në Premier Ligë.

Liverpooli është skuadra që e ka shfrytëzuar më së miri lojën në ajër. Ata kanë shënuar gjithësej 16 gola me kokë gjatë këtij sezoni.

Ekipi i dytë që ka shënuar më së shumti gola me kokë është Tottenham. Londinezët kanë shënuar 14 gola.

Everton dhe Manchester City kanë arritur të shënojnë nga 12 gola me kokë këtë sezon.

Ekipet e mëdha që kanë dëshpëruar me lojën në ajër këtë sezon janë Arsenal, Chelsea dhe Manchester United.

Dy ekipet londineze kanë shënuar vetëm nga gjashtë gola, kurse Manchester United ka shënuar pesë, aq sa Crystal Palace dhe Southampton.

Ekipi më i dobët në ajër këtë sezon ka qenë Cardiff. Ata kanë arritur të shënojnë vetëm katër gola me kokë./Indeksonline/