10:36 / E Hënë, 14 Maj 2018 / indeksADMonline

Skuadrat që nuk kanë rënë asnjëherë në kategorinë e dytë

Hamburgu ishte skuadra e vetme në Gjermani që nuk kishte shijuar asnjëherë rënjën në ligën e dytë.

Pas 55 vitesh, skuadra nga qyteti verior i Gjermanisë do të zhvilloj garat në Bundesliga 2 duke revoltuar tifozët fanatik që gati sa nuk e kallën stadiumin.

Tashmë kanë mbetur vetëm katër skuadra në top pesë ligat evropiane që asnjëherë nuk kanë rënë në kategorinë e dytë.

Mes 5 kampionateve kryesore të Evropës (Serie A, La Liga, Premier League, Ligue 1 dhe Bundesliga) kanë mbetur vetëm 4 skuadra, të cilat janë Interi, Barcelona, Reali i Madridit dhe Athletic Bilbao. Kjo do të thotë se, pas Anglisë dhe Francës, edhe Gjermania nuk e ka më një ekip të parëzuar ndonjëherë në divizionet inferiore.

Në Portugali, ato që kanë rezistuar përgjatë viteve janë Sportingu i Lisbonës, i themeluar në vitin 1902 me 18 kampionate të fituara; Porto me 28 kampionate dhe Benfika me 36 tituj kampionë.

Nëse do t’i shtrinim statistikat në mbarë globin, Colo Colo në Kili; Boca Juniors në Argjentinë; Cruzeiro, Flamengo, Santos dhe Sao Paulo në Brazil; Barcelona Guayaquil në Ekuador; Club National dhe Penarol në Uruguaji; Aberdeen dhe Celtic në Skoci; Ajaksi, Feyenoord, PSV-ja në Holandë; Besiktasi, Fenerbahçe dhe Galatasaray në Turqi; si dhe Olympiacos, Panathinaikos dhe PAOK-u i Selanikut në Greqi, janë ekipet që nuk kanë rënë asnjëherë nga kategoria e elitarëve të futbollit.

 

Temat: