19:47 / E Premte, 03 Maj 2019 / indeksADMonline

Skulptura më e madhe e një shpendi, u deshën 10 vite për ta ndërtuar

Për ndërtimin e skulpturës më të madhe në botë të një shpendi janë dashur 10 vite punë.

Vepra 350 me 60 metra gjatësi, 46 gjerësi dhe 21 lartësi, ndodhet mbi një kodër 350 metra mbi nivelin e detit, në qytetin Çadajamangalam të Indisë.

Raxhiv Ançal, skulptori që e realizoi, e kishte paraqitur idenë te Ministria e Turizmit që kur ishte student, në vitet ’80, duke u lënë përshtypje shumë të mira.

Ndërtimi nuk ka qenë aspak i lehtë. Pendët janë vendosur mbi strukturë, dhe secila është dekoruar individualisht, transmeton topchannel.