22:27 / E Premte, 30 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Sky Italia zbulon fituesin e Topit të Artë, vendin e dytë dhe të tretë!

Sky Italia ka zbuluar se Luka Modric tashmë është fitues i Topit të Artë. Burime të mediumit të famshëm italian bëjnë të ditur se mesfushori kroat ka fituar me distancë të lehtë votash ndaj Cristiano Ronaldos që ka përfunduar në pozitën e dytë.

Antoine Griezmann është në pozitën e tretë, ndërsa Mbappe e Varane kompletojnë top 5-shen.

Interesante është që Sky Italia po raporton gjithashtu se Ronaldon dhe Griezmann nuk do të jenë të pranishëm në sallën e ndarjes së çmimeve të hënën./Indeksonline/