17:56 / E Shtunë, 25 Maj 2019 / indeksADMonline

Sky Sport: Inter ka arritur marrëveshje me Dzekon

Sky Sport Italia pretendon se sulmuesi i Roma-s Edin Dzeko ka arritur marrëveshjen për një transferim tek Inter, ku do të ribashkohet me Radja Nainggolan.

Interesi i zikaltërve për boshnjakun nuk është një thashethem i ri, por këtë herë raporti sugjeron se marrëveshja është arritur, të paktën mes lojtarit dhe klubit.

Teksa kontrata aktuale me Roma-n skadon në qershorin e vitit 2020, akoma nuk është propozuar asnjë rinovim.

Dzeko ka që prej vitit 2015 në Stadio Olimpico, kur iu bashkua nga Manchester City.

Deri tani këtë sezon, 33-vjeçari ka shënuar 14 gola duke përgatitur edhe 11 të tjerë në 39 ndeshje kompetitive, por vetëm nëntë nga këto gola janë shënuar në Serie A. /IndeksOnline/