Sky Sports ka hapur një sondazh, le t’i bashkojmë forcat për Shaqirin
Me 12 ndeshje të zhvilluara në Premier Ligë, liga ka filluar të marrë formë dhe lojtarët poashtu kanë nisur të lënë gjurmë.
Por kush ju ka impresionuar më së shumti?
Për këtë, Sky Sports ka hapur një sondazh me transferimet kryesore të verës që kanë bërë klubet e mëdha.
Për momentin lojtari që po prinë me vota është portieri i Liverpool, Alisson Becker, ndërsa bashkëlojtari i tij Xherdan Shaqiri është vetëm një pozicion më poshtë në vendin e dytë.
Për të votuar në këtë sondazh klikoni këtë LINK dhe pastaj shigjeten e gjelber apo të kuqen anash fotove, në varësi mendimit që keni . /IndeksOnline/