10:24 / E Shtunë, 27 Shkurt 2021 / Blerim

‘Sky Sports’ parashikon përfundimin e Premierligës, Arsenali në vendin e 11’të e Liverpooli larg 5-shës

Faqja e madhe e sportit në botë, “Sky Sports” ka ardhur me një parashikim interesant sa i përket fundit të Premierligës.

Bazuar në statistikat aktuale të golave të shënuar, atyre të pranuar dhe pikëve mesatare, del që klubi i Man Cityt të shpallet kampion me 90 pikë, shkruan IndeksOnline

Pas Cityt vijnë Man United dhe Leicesteri që do kenë nga 74 pikë, por çudi e madhe është se në këtë parashikim, Liverpooli do të zë vendin e shtatë me 61 pikë e Arsenali në të 11 me 52 pikë.