09:22 / E Enjte, 08 Qershor 2023 / AR

Slloveni, kosovari dhunon gruan

Autoritetet sllovene kanë njoftuar shtetin e Kosovës për një rast të “dhunimit” dhe “dhunës në familje”, pasi aty është përfshirë një kosovar.

Siç thuhet në raportin e Policisë së Kosovës, në bazë të kallëzimit penal të Sllovenisë, ai i ka shkaktuar dhunë gruas së tij.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari është arrestuar dhe është dërguar në mbajtje.

“DHUNË NË FAMILJE/DHUNIM…Slloveni 02.05.2022 – 07:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që sipas kallëzimit penal të pranuar nga autoritetet Sllovene, ai ka dhunuar dhe ka shkaktuar dhunë ndaj viktimës femër kosovare. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, njofton PK./Indeksonline/