75 Mall Live Search
23:35 / E Shtunë, 16 Maj 2026 / L A

Slot reagon pas deklaratave të Salah: Do të shohim në fund se kush kishte të drejtë në këtë situatë

Ylli egjiptian, Mohamed Salah trazoi ujërat gjatë ditës së sotme.

Kjo pasi që egjiptiani, kishte hedhur “kunja” indirekt ndaj trajnerit Arne Slot, pas sezonit të dobët që kishin kaluar dhe flitej që ata edhe kishin prishur raportet mes vete.

Rreth fjalëve të tij reagoi edhe trajneri Arne Slot, i cili nuk kurseu fjalët ndaj tij.

“Mendoj se Mo është një lojtar fantastik dhe një djalë i shkëlqyer, por ndonjëherë kur nuk je aq i mirë sa ishe, kjo ndikon pak në egon tënde – gjë që është e kuptueshme. Sezonin e ardhshëm me mentalitete të freskëta dhe lojtarë të rinj, do të shohim në fund se kush kishte të drejtë në këtë situatë”, deklaroi Slot./IndeksOnline/