11:22 / E Enjte, 29 Gusht 2019 / indeksADMonline

Smallingu niset drejt Italisë, gati t’i bashkohet skuadrës së madhe

Roma po kërkon të afrojë në skuadër mbrojtësin e Manchester Unitedit, Chris Smalling.

Ky i fundit nuk po gjen hapësira në “Old Trafford” me trajnerin Ole Gunnar Solskjaer, që nuk e pëlqen dhe opsioni i vetëm mbetet largimi.

Italianët kanë dalë në skenë sipas asaj që shkruan Gianluca di Marzio. Gazetari njofton se palët kanë gjetur marrëveshjen dhe anglezi është rrugës për në Itali.

Kryeqytetasit duan të përforcohen në mbrojtje dhe emri i Smallingut është i duhuri për ta afruar, duke ditur eksperiencën e tij dhe mund t’i japë një dorë skuadrës italiane.