Smartfonët zëvendësojnë kujdestarët për të moshuarit
Kjo është sfida e shumë prodhuesve, që kanë përfituar nga Kongresi Botëror i Telefonisë së Lëvizshme (MWC) organizuar në Barcelonë për të prezantuar risitë e fundit.
Parimi është i thjeshtë dhe më pak i kushtueshëm sesa mbikëqyrja me kamera apo me kujdestarë, që përfshin në disa raste mobilizimin 24 orë në 24 të personave për të monitoruar videot.
Bëhet fjalë për pajisjen e shtëpive me një bateri me sensorë të aftë për të dërguar alarme nëpërmjet një aplikimi.
“Gjenerata e “babyboomers” duke arritur maturinë përbën një segment shumë të rëndësishëm të tregut”, nënvizoi specialistja e sektorit, Laurie Orlov duke shtuar se ulja e çmimeve të sensorëve rrit gjithashtu tendencën.
Kompania e re londineze “Voltaware” ka zhvilluar gjithashtu një sistem që funksionon në sajë të vendosjes së një sensori në automatin e shtëpisë. Ky i fundit transmeton të dhënat e konsumit elektrik nëpërmjet wifi-së deri tek serveri i kompanisë, që i analizon.
Nëse një person i moshuar nuk ngrihet në mëngjes dhe nuk ndez makinën e kafes, ndryshe nga zakonet e tij, sistemi detekton mungesën e aktivitetit. Një i afërm mund të lajmërohet me SMS.