11:34 / E Mërkurë, 08 Prill 2020 / indeksADMonline

S’mbahet mend, bien për 44% shitjet e veturave në Evropë

Ashtu sic edhe pritej: shitjet e makinave të reja ranë me 44.4 përqind në muajin mars, një rënie më e madhe se edhe ato gjatë krizës financiare.

Numri i makinave të reja të shitura ra për 203.370 muajin e kaluar, sipas Shoqatës së Prodhuesve dhe Tregtarëve, pasi shumica e kompanive u detyruan të mbyllin dyqanet.

Gjithsej 254.684 vetura të reja u regjistruan në mars, shkruan IndeksOnline.

Modeli më i shitur në Mars ishte Volksëagen Golf, i cili gjeneroi 7,103 shitje, i ndjekur nga Ford Field dhe Mini. Makina të tjera të njohura përfshinin Ford Focus, Nissan Qashqai dhe Vauxhall Corsa.

Shitjet në Itali kanë pësuar rënie për 85 përqind, në Francë për 72 përqind e në Spanjë për 69 përqind.