22:27 / E Shtunë, 27 Shkurt 2021 / Blerim

S’mjafton asisti i Zhegrovës, Basel mposhtet nga St Gallen

Eden Zhegrova ka bërë një asist në humbjen e Baselit ndaj St Gallen.

Basel u mposht si mysafir i St Gallen me rezultat 3 me 1 në xhiron e 22-të në Superligën e Zvicrës, shkruan IndeksOnline.

Ishte ylli i Kombëtares së Kosovës që asistoi në golin e vetëm për Basel në këtë sfidë të shënuar nga Arthur.

Zhegrova u inkuadrua në lojë në minutën e 71’të.

Kujtojmë që për St Gallen minuta pati edhe mbrojtësi kosovar, Betim Fazliji./IndeksOnline/