75 Mall Live Search
20:26 / E Shtunë, 07 Dhjetor 2024 / G T

S’mund të ulej asnjëherë në stol, Ruben Amorim pëson një tjetër humbje me Manchester Unitedin

Skuadra e Manchester Unitedit ka pësuar humbje ndaj Nottingham Forestit me shifrat 2:3 në ndeshjen e vlefshme për javën e 15-të në Premier League.

Mysafirët shënuan gol qysh në minutën e 2’të, me anë të Milenkovicit, shkruan Indeksonline

Në minutën e 18’të, sulmuesi Hojlund barazoi shifrat dhe 45 minutat e para u mbyllen me shifrat 1:1.

Në pjesën e dytë, skuadra mysafire shënoi dy gola të shpejt me anë të Gibbs-White dhe Wood.

Kurse golin për 2:3 dhe të fundit në këtë ndeshje e shënoi mesfushori portugez, Bruno Fernandes.

Me këtë humbje, Manchester Unitedi mbetët në pozitën e 13-të me 19 pikë, kurse Notts në pozitën e pestë me 25 pikë./Indeksonline/