11:59 / E Mërkurë, 12 Qershor 2019 / indeksADMonline

Snajperët kujdesën për sigurinë e Clinton, Albright e Clark në Prishtinë

Forcat të shumta të policisë janë angazhuar për të siguruar që vizita e presidentit amerikan Bill Clinton, ish-sekretares Madeleine Albright dhe gjeneralit Wesley Clark, të kalojë pa asnjë incident të mundshëm.

Derisa është përgatitur sot organizimi kryesor në qendër të sheshit të Prishtinës, për shënimin e 20 vjetorit të hyrjes së NATO-së dhe çlirimit të Kosovës, në të cilin do të marrin pjesë Clinton, Albright e Clarck, janë angazhuar edhe forca speciale të Policisë së Kosovës të cilët me snajper do të kujdesen për sigurinë.

Clinton do të parakalojë nëpër sheshin qendror të Prishtinës, e qytetar të shumtë do të kenë rastin që ta shohin e përshëndesin.