16:00 / E Martë, 09 Prill 2019 / indeksADMonline

Snapchat e ka lansuar platformën e video-lojërave Snap Games

Rrjeti social Snapchat e la lansuar platformën e video-lojërave, ku mund të luajnë së bashku disa përdorues.

Iniciativa është quajtur Snap Games, ndërsa përmban disa prej lojëra të mëparshme që i ofronte Snapchati.

Bitmoji Party është një prej lojërave, ku miqtë virtualë mund të garojnë në katër lojëra të vogla, ndërsa deri më tani, janë gjashtë lojëra unike, që ofrohen, transmeton Bloomberg përcjellë klankosova. Për të përfituar materialisht, Snaphat ka vënë edhe reklama që nuk largohen për gjashtë sekonda, në të cilat ofrohen u ofrohen udhëzime lojtarëve, se si mund të fitojnë.

Bashkë me këtë platformë, është lansuar edhe opsioni Scan, që mundëson përmbledhjen e të arriturave dhe postimin e tyre në llogari e miqve, si dhe Snap Originals me pamje të mbledhura vetëm për këtë rrjet social.

Nëpërmjet këtyre përditësimeve, duket se Snapchat dëshiron ta mbajë edhe gjatë këtij viti nivelin në krahasim me konkurrencën. /Indeksonline/