18:28 / E Mërkurë, 23 Tetor 2019 / indeksADMonline

Snovv, reperja e re që sjellë “Salvadorin”

Skenës muzikore vendore çdo ditë po i shtohen emra të rinj e mjaftë të talentuar.

Është Fjolla Raci, e njohur si Snovv që sot ka lansuar projektin e saj të dytë me radhë.

Unike në stil, Fjolla që ka zgjedhur rrymën hip –hop, sjellë këngën Salvador, të publikuar tashmë në kanalin Youtube.

Melodinë dhe tekstin e ka bërë vet artistja, derisa klipi është realizuar nga Sekuencë.

Projekti muzikor i Fjollës është mjaft profesional, ndërsa ajo po sjellë rrym e trend të ri në muzikën që kultivohet tek ne./Indeksonline/