23:49 / E Diele, 29 Nëntor 2020 / C E

Sociedad ndalet nga Villareal, por ruan kreun!

Real Sociedad u mjaftua me një barazim 1-1 ndaj Villarealit në San Sebastian për të ruajtur kreun e renditjes në La Liga, edhe pse ky barazim mund të konsiderohet si një hap fals për baskët të cilët vinin pas 6 fitoresh rresht në La Liga.

Dy golat e vetëm të kësaj sfide nga një për çdo skuadër u realizuan në pjesën e parë dhe u shënuan të dy nga pika e bardhë e penalltisë.

Fillimisht Gerard Moreno kaloi në epërsi nëndetsen e verdhë ndërsa për Real Sociedad barazoi shifrat në të 33-ën Oyarzabal po me 11-metërsh, një rezultat që mbeti i pandryshuar deri në fund.

Me pikën e marrë Sociedad u ngjit në kuotën e 24 të tillave, një më shumë se Atletico Madrid e vendit të dytë por Los Colchoneros kanë dy ndeshje më shumë për të zhvilluar.

E ka nisur mirë këtë sezon edhe Villareali i Unai Emery që pas 11 javësh pozicionohet në vendin e 3-të me 20 pikë.