22:53 / E Hënë, 01 Mars 2021 / OSH

Sociedadi “dhuratë” Barcelonës, barazon Real Madridin

Skuadra e Real Madrid ka bërë një hap mbrapa në garën për titull.

Ata sonte u barazuan me skuadrën e Real Sociedadit me rezultat 1:1, transmeton Indeksonlin.

Gol të parët shënuan Socieda me anë të Portu në minutën e 55-të. Asistimin e bëri mbrojtësi, Nacho Monreal.

Kurse tek Real Madridi shënoi Vinicius Junior në minutën e 88-të.

Me këtë barazim, Real Madridi zbret në pozitën e 3-të me barabartë me Barcelona që është në vendin e 2-të.

Skuadra e Zidane ka 53 pikë, 5 më pak se vendi i parë, Atletico Madrid./Indeksonline/