17:42 / E Enjte, 14 Shkurt 2019 / indeksADMonline

Softuer i ri për makina, zbulon moshën dhe gjininë e udhëtarëve

Kompania izraelite Eyesight Technologies ka prezantuar të enjtën softuerin ‘CabinSense’

Ky softuer është një sistem monitorimi i të dhënave që lëvizë fokusin nga shoferi tek udhëtarët.

Kjo do të thotë për këdo që hyp në një makinë që ka CabinSense, fytyra juaj skanohet dhe makina e di atë që po bën. Kryesisht, ajo “e di” se ju jeni atje. Menjëherë, mosha, gjinia dhe pozita juaj regjistrohen.

Për udhëtarët e rregullt, ju mund të regjistroheni në program, kështu që sistemi do të jetë në gjendje t’ju njohë shpejt dhe t’ju tërheqë nga baza e të dhënave. Kjo mund të jetë e përshtatshme me preferencat si temperatura, rregullimet e vendeve, ose zgjedhjet e mediave që ju ofrohen kur uleni.

Kompania thotë se sistemi do të tregoj poashtu nëse dikush ka harruar një telefon ose një kuletë në ulëset e pasme. Poashtu monitoron “veprimtarinë” kështu që nëse një pasagjer hedh jashtë një cigare apo shishe, shoferi do të lajmërohet. /IndesOnline/