15:52 / E Hënë, 02 Gusht 2021 / AR

Sokol Bashotës i thyhet llogaria në “Facebook”

Kryetari i Degës të Partisë Demokratike të Kosovës në Klinë, kandidat i kësaj partie për këtë komunë, Sokol Bashota, pak çaste më parë ka njoftuar se i është thyer llogaria personale në rrjetin social “Facebook”.

Më poshtë njoftimi i tij:

Të nderuar ndjekës të faqes time “Sokol Bashota”. Ju informojmë se faqja në facebook “Sokol Bashota” është sulmuar dhe vjedhur. Gjithashtu është vjedhur dhe bllokuar edhe facebook përsonal i menaxherit tim të kësaj faqje. Në rast të rikthimit të faqes do të informoheni. Deri atëherë postimet në faqen “Sokol Bashota” nuk mbajnë autorësinë dhe dijeninë time dhe të menaxherit.