23:36 / E Hënë, 18 Shkurt 2019 / indeksADMonline

Sokoli thumbon Tovërlanin “Ekipi nuk është i përgatitur mirë fizikisht”

Trajneri i Ferizajit, Bylbyl Sokoli ka një mision të vështirë që të mbajë Ferizajin në elitën e futbollit kosovar.

Pas fitores 2-0 ndaj Trepçës 89, Sokoli është ankuar që ekipi nuk është i përgatitur mirë fizikisht dhe do të kenë probleme të mbeten në ligë.

“Ky do të jetë kampionati më i vështirë për mua si trajner që udhëheqi që 20 vite. Ekipi nuk është mirë fizikisht i përgatitur. E kemi përfundu 2-0 ndeshjen me Trepçën 89 dhe pastaj jemi orientu në mbrojtje. Futbollistët kanë meritën kryesore sepse kanë dhënë maksimumin. Do ta kemi shumë të vështirë në xhirot e ardhshme. Ky është realiteti. Megjithatë atmosfera është e mirë” deklaroi Sokoli.