75 Mall Live Search
11:46 / E Mërkurë, 07 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Solari kërkon të debutojë me fitore në Champions League, por ka probleme në skuadër

Real Madridi përballet me Viktoria Plzen në Champions League në mbrëmjen e sontme.

Real Madridi, në rast të fitores sonte, mund të bëjë hap madhor drejt kualifikimit tutje në fazën e eliminimit direkt.

Pavarsisht një fillimi të dobët nga Real Madridi, ata mbeten në krye të Grupit G dhe do të shpresojnë për fitoren e tretë në Evropë nga katër ndeshjet e zhvilluara këtë sezon.

Trajneri, Santiago Solari do të duhet t’i bëjë disa vendime të mëdha para ndeshjes së tij të parv në Champions League.

Real Madrid CF v Real Valladolid CF - La Liga

Gareth Bale ka vuajtur për gol këtë sezon, teksa ka shënuar vetëm njëherë që prej 1 shtatorit, transmeton IndeksOnline.

Megjithatë, uellsiani do të mbetet në formacionin startues për këtë ndeshje, teksa Vinicius Junior mund të luajë nga banka rezervë.

Raphael Varane, Marcelo, Dani Carvajal dhe Jesus Vallejo mungojnë sonte, duke i dhënë telashe Solarit në mbrojtje.

I riu Sergio Reguilon pritet të startojë prapë në të majtë të mbrojtjes, derisa Sergio Ramos, Nacho dhe Odriozola nuk do të preken.

Real Madrid v Real Valladolid - La Liga Santander

Formacionet e mundshme:

Viktoria Plzen: Kozacik; Reznik, Hejda, Hubnik, Limbersky; Hrosovsky, Prochazka; Havel, Cermak, Petrzela; Reznicek

Real Madrid: Navas; Odriozola, Nacho, ​Ramos, Reguilon; Modric, Casemiro, ​Kroos; ​Bale, ​Benzema, Vinicius./IndeksOnline/