15:46 / E Martë, 05 Nëntor 2019 / indeksADMonline

Solidarizohet spitali në Liverpool, nuk merr asnjë cent nga operimi i Andre Gomes

Të dielën e kaluar e gjithë botë u prek nga pamjet e rënda kur Andre Gomes theu këmbën në ndeshjen kundër Tottenhamit.

Portugezi pritet të jetë jashtë fushave të paktën 1 vit.

Megjithatë lajm i mirë është se operimi shkoi më mirë se që ishte pritur, transmeton Indeksonline.

Daily Mail raporton të martën se spitali ku Andre Gomes e ka kryer intervenimin, e ka liruar nga pagesa.

Kjo është bërë në shenjë solidarizimi me mesfushorin e Evertonit. /Indeksonline/