12:37 / E Shtunë, 15 Qershor 2019 / indeksADMonline

Solo apo në duet, Ermali në konkurrencë është mbret

Nuk është e lehtë të rezistosh 2 vite në estradë, e lëre më gati 20 vjet. Këtë e ka bërë dhe po e bën më së miri Ermal Fejzullahu.

I njohur si fëmijë me talentin për këndim të trashëguar nga babai, Ermal Fejzullahu është shembulli më i mirë se si me punë e pa skandale mposhtet konkurrenca.

Si në solo, si në duet, Ermali në konkurrencë e me mikron në duar është mbret.

Dueti i fundit i tij me Kidën, “Tela” është një konfirmim se djali i Sabri Fejzullahut është i gjithanshëm, në secilin zhanër, dhe me secilin stil.

Kënga për 3 ditë po shkon sigurtë drejt 3 milionëshit në Youtube, ndërsa është shëndrruar në një hit të vërtetë edhe në radio-kanalet televizive.

Sekreti i suksesit tek Ermal Fejzullahu ka një çelës. Jeta familjare, pa skandale, me shtëpinë me plot fëmijë mbase është një tregues se Ermali ka motivin për suksese./Indeksonline/