11:29 / E Enjte, 09 Korrik 2020 / C E

Solskjaeri dëshpëron lojtarët e Manchesterit, s’do të ketë pushime

Lojtarët e Manchester Unitedit s’do të mund të shfrytëzojnë asnjë ditë pushim gjatë kësaj vere.

Lajmin e ka bërë të ditur trajneri i skuadrës, Ole Gunnar Solskjaer, në një konferencë shtypi, shkruan Indeksonline.

Ai ka thënë se skuadra duhet të fokusohet në tri garat ku aktualisht është aktive në Premierligë, Europa League dhe FA Cup.

Vonesa e kampionatit për shkak të koronavirusit dhe fillimi i sezonit të ardhshëm bëjnë që lojtarët të mos kenë asnjë ditë pushim.

Kjo do të mund të mos u pëlqejë lojtarëve, por trajneri beson se është e vetmja mënyrë për të arritur objektivat. /IndeksOnline/