11:52 / E Mërkurë, 22 Janar 2020 / indeksADMonline

Solskjaeri merr një psikolog për futbollistët e tij, shkak ekipet e “vogla”

Ole Gunnar Solskjaer raportohet se ftuar në skuadër një psikolog sportiv.

Arsyeja e këtij vendimi është për të përmirësuar anën psikike të futbollistëve para ndeshjeve me skuadrat e vogla.

United-i ka pasur paraqitje fantastike këtë edicion ndaj skuadrave të mëdha, por që ka zhgënjyer në përballjet me ekipet më të dobëta.

Solskjaeri dëshiron që një psikolog sportiv të punojë me lojtarët e tij pasi që skuadra ndodhet para disa ndeshjeve me skuadrat që në letër vlerësohen si më të lehta.

Bournemouthi, Watfordi, Newcastle, West Hami dhe Crystal Palace kanë qenë vetëm disa nga skuadrat që kanë mposhtur Unitedin këtë edicion./Indeksonline/