17:00 / E Martë, 01 Dhjetor 2020 / C E

Solskjaer tregon pikën e dobët të Cavanit, që nuk ka të bëje me futboll

Edinson Cavani duket se ka gjetur veten te Manchester United, me uruguaianin që shënoi dy gola në fitoren ndaj Southampton.

Ole Gunnar Solskjaer ka lavdëruar punën e sulmuesit të tij mirëpo ka ankesa për parkimin e tij në qëndren stërvitore.

Më ka bërë përshtypje vëmendja e tij për gjithçka“, tha Solskjaer.

Përveç parkimit të tij. Ai nganjëherë po parkon shumë afër disa prej lojtarëve dhe stafit trajnues”, tha me shaka trajneri i Manchester United.

Ndërsa shokët e tij të skuadrës së United mund të kenë frikë për makinat e tyre të shtrenjta kur Cavani është në timon, në fushë janë kundërshtarët ata që terrorizohen nga Uruguaiani. /IndeksOnline/