75 Mall Live Search
13:45 / E Mërkurë, 29 Gusht 2018 / indeksADMonline

Son i Tottenhamit, një fitore larg për t’i ikur shërbimit ushtarak

Ëndërra e Vietnamit për finale në Kupën e Azisë përfundoi pas humbjes, 1-3 nga Koreja e Jugut në gjysmëfinale.

Të dy tifozëritë e dy Kombëtareve janë krenarë me paraqitjet e skuadrës dhe i duartrokitën ata në ”Pakansari Stadium” në Indonezi.

Vietnami tani do të sfidojë për medaljen e bronztë të shtunën, transmeton IndeksOnline.

Ndërsa, për lojtarët e Koresë së Jugut ka qenë kjo një arritje e jashtëzakonshme.

Ata janë kualifikuar në finale dhe nëse e fitojnë kompeticionin, do t’i shmangen shërbimit 18 mujor ushtarak.

Futbollisti më i mirë i jug-koreanëve është Heung-Min Son i Tottenhamit, i cili e ka marrë këtë kompeticion mjaft për zemër./IndeksOnline/