Son ”shkatërron” mesfushorin e Kilit, i cili bëri veprim racist para ndeshjes
Nëse nuk e patë storien e djeshme, mesfushori i Kilit, Diego Valdes është parë duke bërë një veprim racist vetëm 24 orë para se vendi i tij të përballet me Korenë e Jugut.
Valdes është parë duke bërë një veprim me ”sy të pjerrur” kur postoi një foto me një fans, gjë e cila kuptohet se ishte kontraverse.
Tifozi iu bashkua aëtarëve të ”La Roja-s”, përfshirë këtu edhe ish-mesfushorin e Interit, Gary Medel.
Por, sipas Sportal Korea, ai vetëm e kishte të ditur se Valdes ishte duke e bërë këtë veprim pas shkrepjes së fotografisë, transmeton IndeksOnline.
Me incidentin që shkaktoi shumë debat në rrjetet sociale, sulmuesi i Spurs, Son Heung-Min vendosi të flasë vetëm në fushë.
26-vjeçari për mrekulli shfaqi aftësitë e tij brilliante në minutat e parë të ndeshjes.
Bazikisht, Valdes u ”shkatërrua” në dy minutat e parë të ndeshjes nga Son, i cili futi topin ndër këmbët e reprezentuesit kilian.
Derisa veprimet e Valdes janë të tmerrshme, kjo është diçka që është bërë mjaft e zakonshme në ditët e sotme./IndeksOnline/
Chile midfielder Diego Valdes made a racist gesture before their match against South Korea, then Son did this to him two minutes into the match ? pic.twitter.com/7wygwvCLrS
— Dylan Walsh (@dylanwalsh_) September 11, 2018