08:09 / E Martë, 05 Nëntor 2019 / indeksADMonline

Son ia theu këmbën Gomesit, Tottenhami e apelon vendimin për karton të kuq

Në ndeshjen Everton – Tottenham që u zhvillua në fundjavë, u pa një skenë e tmerrshme.

Jug-koreani Heung Min Son pas një ndërhyrje të ashpër ia theu këmbën mesfushorit Andre Gomes.

Gjyqtari Martin Atkinson e përjashtoi me karton të kuq, derisa Son i trishtuar e lëshoi fushën me lotë.

Sipas rregullorës në Premier Ligë, tashmë Son do të jetë i dënuar të mos luaj në dy ndeshjet e ardhshme.

Por Tottenhami nuk po pajtohet me këtë vendim.

Londinezët e kanë apeluar vendimin dhe kërkojnë që jug-koreanit t’i hiqet dënimi dhe të ketë mundësi të luaj në ndeshjen e ardhshme kundër Sheffield United.

/Indeksonline/