19:02 / E Diele, 14 Shkurt 2021 / OSH

Sondazhi i Klan Kosovës: LVV 41.8% të votave, PDK-16.5%, LDK-15.2%, AAK-7.2%

Fituesi i zgjedhjeve sipas Exit Pollit nga PIPOS në Klan Kosova është Lëvizja Vetëvendosje me 41.8 %.

1 milion e 794 mijë e 862 votues me të drejtë vote sot patën mundësinë që të votojnë për subjektin e tyre të preferuar dhe pesë kandidatët për deputetë në përbërjen e ardhshme të Parlamentit të Kosovës.

EXIT POLL-i i PIPOS, e ka nxjerrë Vetëvendosjen fituese të zgjedhjeve të 14 shkurtit me 41.8 %.

Sipas këtij EXIT POLL-i, që nuk paraqet rezultatet zyrtare, partitë politike në vend në këto zgjedhje janë renditur kështu:

1: Vetëvendosje me 41.8 %

2: PDK me 16.5 %

3: LDK me 15.2 %

4: AAK me 7.2 %

5: Nisma me 2.6 %

6: Komunitetet pakicë me 16.7 %