22:32 / E Diele, 07 Mars 2021 / AR

Soni dhe Flori ‘ribashkohen’, ja ku do t’i shohim

Duket se ka filluar të përmirësohet raporti mes tyre.

Dyshja kishin qenë në lidhje dashurie prej vitesh mirëpo raportet e tyre ishin zbehur duke i dhënë fund romancës, shkruan Indeksonline.

Pas shumë vitesh, Soni dhe Flori Mumajesi do të shfaqen së bashku.

Duke u publikuar lista e këngëtarëve që do të marrin pjesë në “Kënga magjike 2021”, në skenë do të shohim Sonin dhe Florin.

Është muzika ajo që i ka lidhur, dhe po i ‘ribashkon sërish’./Indeksonline/