10:55 / E Enjte, 15 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Sonte kryendeshja e javës në Superligë, zhvillohet në kryeqytet

Në kuadër të javës së tetë në Superligën e Kosovës në hendboll, dje u zhvilluan disa takime interesante.

Megjithatë, derbi i madh do të zhvillohet sonte me fillim nga ora, 19:00, në kryeqytet.

Përballë do të jenë nënkampioni Prishtina dhe kampioni, Besa Famgas, transmeton IndeksOnline.

Besa të shtunën në Pejë shënoi fitore ndaj Kastriotit dhe pejanët shpresojnë të vazhdojnë me fitore.

Në anën tjetër te Prishtina shpresojnë të ndalin hovin e Besës.

Të enjten luhen edhe dy ndeshje tjera. Prej orës 19:00 luhet derbi lokal mes Samadrexhës e Vushtrrisë kurse në termin të njëjtë zhvillohet takimi Drenica – Vëllaznimi./IndeksOnline/