09:24 / E Hënë, 11 Nëntor 2019 / indeksADMonline

Sonte, në orën 20:00 rikhehet komedia fantastike, “Vrapo pas gruas tënde”

Një taksist londinez menaxhon në mënyrë perfekte dy martesa super sekrete të tij, me dy gra të ndryshme, pa e kuptuar ato për njëra – tjetrën, derisa një akt heroizmi i këtij “bigamisti” kërcënon të nxjerrë në pah flluskat e së vërtetës.

“Vrapo pas gruas tënde” është një super komedi bashkë me dhjetëra situata sa qesharake aq edhe të komplikuara.

Shfaqja vjen sonte, e hënë, në Teatrin e qytetit të Gjilanit, me fillim nga ora 20:00.

“Vrapo pas gruas tënde”
Autor: Ray Cooney
Regjisor: Ekrem Sopi

Skenograf dhe kostume: Bekim Korça

Luajnë: Njomëza Kalaveshi, Gani Rrahmani, Tringa A. Hasani, Alban Shahiqi, Ernest Zymberi Gëzim Bucolli dhe Naser Zymberi