15:53 / E Mërkurë, 23 Qershor 2021 / A. A

Sonte ndeshja e madhe Portugali – Francë, kampioni i botës kundër kampionit të Evropës

Grupi i vdekjes sonte sjellë dy ndeshje interesante, Portugali – Francë dhe Gjermani – Hungari.

Padyshim, vëmendja kryesore është te përballja e kampionit të botës me atë të Evropës.

Nga ky grup vetëm Franca e ka siguruar kualifikimin në 1/8-tën e finales.

Trekolorët janë lider me 4 pikë, Gjermania e dyta me 3, poaq sa Portugalia që është 3-ta, ndërsa e fundit Hungaria me 1 pikë.

Dy ndeshjet zhvillohet nga ora 21:00.

/Indeksonline/