08:39 / E Enjte, 29 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Sonte ndeshjet e Europa League

Sonte zhvillohen ndeshjet e xhiros së pestë të fazës së grupeve të Europa League.

Milan pret në San Siro Dudelangen, ku fitorja është e domosdoshme për një vend në fazën tjetër, shkruan Indeksonline.

Arsenal është mysafir i skuadrës ukrainase Vorskla, ku më vështirë se kundërshtarin do t’i ketë temperaturat e ulëta në stadium.

Chelsea në ndeshjen tjetër do ta presë PAOK-un.

Sonte luajnë edhe Zurich i Kryeziut dhe Kolollit si dhe Lazio e Valon Berishës. /IndeksOnline/