Sonte ndeshjet e kthimit në play-offin e Championsit, vëmendja në Itali
Sonte zhvillohen katër super ndeshje kthyese të play-offit të UEFA Champions League.
Vëmendja më e madhe është në Itali, ku Interi e pret Bodo/Glimtin, shkruan Indeksonline
Skuadra norvegjeze shkon në “Meazza” me epërsi 3:1, andaj kjo ndeshje do të jetë tejet interesante.

Ndeshje interesante do të jetë edhe ajo mes Ateltico Madridit dhe Copenhagenit. Ndeshja e parë mes tyre u mbyll me rezultatin e barabartë 3:3.
Nga ana tjetër, Newcastle Unitedi dhe Bayer Leverkuseni janë shumë pranë kualifikimit, kurse sonte luajnë si vendës ndaj Qarabagut dhe Olympiacosit./Indeksonline/

