75 Mall Live Search
18:14 / E Shtunë, 21 Mars 2026 / AR

Sonte në Prishtinë, Sabri Fejzullahu ndez atmosferën në “Shade Lounge Bar”

Ikona e muzikës shqiptare, Sabri Fejzullahu, do të performojë sonte live në ambientet e “Shade Lounge Bar”, në lagjen Pejton në Prishtinë.

Adhuruesit e muzikës së tij do të kenë mundësinë të shijojnë një mbrëmje të veçantë me hitet e pavdekshme dhe energjinë karakteristike që e ka bërë artistin një nga figurat më të dashura ndër vite.

Sonte pritet të mbizotëroj një atmosferë unike dhe një natë plot emocione për të gjithë të pranishmit.

Për rezervime, të interesuarit mund të kontaktojnë në numrin: +383 48 38 90 90.