10:13 / E Mërkurë, 19 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

Sonte, Prishtina synon fitore si nikoqir i Szolnoki Olaj

Prishtina, sonte, është nikoqire e Szolnoki Olaj nga Hungaria në kuadër të raundit të dytë të FIBA Europe Cup.

Ndeshja do të zhvillohet me fillim nga ora 19:00 në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë.

Në ndeshjen e parë në kuadër të raundit të dytë të FIBA Europe Cup të luajtur në Gjermani, Prishtina ka pësuar disfatë me shifrat 95:77 nga s.Oliver Wurzburg.

Megjithatë në përballjen me hungarezët, basketbollistët bardhekaltër edhe me përkrahjen e tifozëve vendas, pritet të bëjnë më të mirën për të nxjerr rezultat pozitiv./IndeksOnline/