08:15 / E Martë, 01 Dhjetor 2020 / OSH

Sonte rikthehet Liga e Kampionëve, 8 super ndeshje na presin

Sonte rikthehet në aksion Liga e Kampionëve ku në program janë 8 ndeshje, që do të transmetohen në ArtMotion.

Skuadra e Real Madridit do të jetë mysafir i Shakhtar Donetsk. Ndeshja do të luhet në ora 18:55, transmeton Indeksonline.

Derbi për sonte do të jetë mes Atletico Madridit dhe Bayern Munchen. Kjo ndeshje zhvillohet në ora 21:00.

 Liverpool do të luaj kundër Ajaxit nga ora 21:00, kurse Monchengladbach për kundërshtarë do ta ketë Interin.

Më poshtë keni të gjitha ndeshjet: