15:57 / E Martë, 14 Korrik 2020 / Blerim

Sonte s’ka rezultate të COVID-19, nga nesër rastet konfirmohen në orën 15:00

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike i Kosovës (IKSHPK) ka bërë të ditur se gjatë ditës së sotme, në Laboratorin e Mikrobiologjisë molekulare me metodën RT-PCR, janë duke u testuar rreth 400 mostra të marra në SHSKUK dhe nga gjurmimi i rasteve në terren.

Rezultatet e këtyre mostrave do të publikohen gjatë ditës së nesërme.

Sipas njoftimit të këtij institucioni bëhet e ditur se rezultatet e testimeve nga sot do të bëhen publike në orën 15:00 dhe jo më gjatë orëve të vona.

Për shkak të kalimit të raportimit për publikimin e rezultateve prej raporteve ditore në orët e mbrëmjes në raportim ditor në ora 15:00, ju lusim për mirëkuptim dhe durim deri në publikim e rezultateve të testimeve nga IKSHPK, që do të bëhet nesër në ora 15:00!”, thuhet në njoftim./Indeksonline