12:04 / E Mërkurë, 24 Maj 2023 / AR

Sonte “sy e vesh” te Ledri

Reperi i njohur, Ledri Vula sonte në ora 21:00 do të ndajë albumin më të ri “1 goat për ty”.

Promovimi i albumit do të bëhet në “Zone Club”, në mesin e shumë miqve dhe adhuruesve të muzikës së tij, raporton Indeksonline.

Ledri ka përfshirë gjithsej 14 këngë në album, në të cilin janë edhe disa bashkëpunime me reperët e njohur si: MC Kresha, Mozzik, Vig Poppa, Lyrical Son, Capital T e Lumi B.

Theksojmë se Ledri është një nga artistët më të suksesshëm në tregun muzikor shqiptar.

Mos i humb