11:53 / E Shtunë, 13 Maj 2023 / Gj. Sh

Sonte vendoset kampioni i Kosovës në volejboll

Sonte do të zhvillohet finalja e pestë dhe vendimtarja në play-offin e volejbollit në konkurrencën e meshkujve.

Ferizaj do ta presë Pejën në palestrën “Bill Clinton”, për ta zhvilluar finalen vendimtare.

Deri më tani, të dyja ekipet kanë nga dy fitore në seritë finale, teksa kanë treguar ndeshje të jashtëzakonshme.

E e tillë pritet të zhvillohet edhe sonte, ku do të shpallet kampioni i këtij edicioni në volejboll.