07:41 / E Premte, 27 Korrik 2018 / indeksADMonline

UP pret përfaqësuesit e sportit universitar në Lojërat Evropiane Universitare

Universiteti i Prishtinës organizon ceremoninë e pritjes solemne të përfaqësuesve të sportit universitar kosovar në Lojërat Evropiane Universitare / EUG 2018 dhe në Kampionatin Botëror Universitar të Karatesë.

Në Lojërat Evropiane Universitare të mbajtura në Coimbra të Portugalisë, studentja e Universitetit të Prishtinës, xhudistja Fjolla Kelmendi ka fituar vendin e dytë në kategorinë -48 kilogramë.

Ndërkaq Alvin Karaqi, student i Fakultetit të Mjekësisë në UP, ka fituar medaljen e bronztë në Kampionatin Botëror Universitar të Karatesë, i cili është mbajtur në Kobe të Japonisë.

Temat: