Sopranoja Kajtazi do të debutojë në SHBA
Sopranoja e famshme shqiptare, Elbenita Kajtazi, ka ndarë një lajm të gëzueshëm me ndjekësit e saj.
Kajtazi, performuese operash në hollet më të ëmdha të Evropës, sezonin e ardhshëm operistik do të debutojë per herë të parë në Shtetet e Bahskuara të Amerikës.
“Jam e stërlumtur që në fund të shtatorit dhe në fillim të tetorit do të ngjitem në skenën e teatrit të mrekullueshëm Lyric Opera në Çikago. Nën dirigjimin e të mrekullueshmit Enrique Mazzola unë do të interpretoj rolin e Marzelline nga opera e vetme e kompozuar nga Beethoven, Fidelio” ka shkruar Kajtazi.
Ky është njoftimi i plotë i saj:
Të dashur miq
Si vajzë e vogël ëndërrat e mia të mëdha i ëndërrova në Mitrovicën time, qytetin i cili më mësoi së çfarë është dhimbja, lumturia, dashuria, sakrifica, qytetin i cili më mësoi ti përballoj të gjitha dallgët e jetës ashtu si i përballonim dallgët e digës së Ujmanit duke notuar nëpër Ibrin tonë të shenjtë.
Lajmi që më në fund mund ta shpërndaj me të gjithë ju meriton këtë foto nga ura e cila na jep forcë dhe shpresë, foto e realizuar para disa viteve nga i mrekullueshmi Arben Llapashtica.
Sezonin e ardhshëm operistik do të bëjë debutimin tim në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Jam e stërlumtur që në fund të shtatorit në fillim të tetorit do të ngjitem në skenën e teatrit të mrekullueshëm Lyric Opera në Çikago.
Nën dirigjimin e të mrekullueshmit Enrique Mazzola unë do të interpretoj rolin e Marzelline nga opera e vetme e kompozuar nga Beethoven , Fidelio.
Ëndërrat gjithmonë bëhen realitet nëse ti nuk tërhiqesh por punon fort dhe me përkushtim për ti realizuar ato.
Për më shumë informacione mund të klikoni linkun e mëposhtëm.
Shfaqjet do të jenë me 26, 29 Shtator dhe 2, 5, 10 Tetor 2024