12:23 / E Martë, 08 Tetor 2019 / indeksADMonline

Sot 4 vjet erdhi Jurgen Klopp, pjesa tjetër histori

Sot 4 vite më parë Jurgen Klopp është emëruar trajner i ri i Liverpoolit. Zyrtarizimi i Klopp solli një epokë të re për Liverpoolin.

Trajneri gjerman arriti që brenda pak viteve ta shëndrroi Liverpoolin si një nga skuadrat më të frikshme në botë.

Klopp brenda tre viteve ka arritur tri finale të mëdha, dy në Ligën e Kampionëve dhe një në Europa League. Gjermani u bë hero duke i sjellur Liverpoolit trofeun e gjashtë në Ligën e Kampionëve.

Klopp me pak fat do t’i sillte edicionin e kaluar Liverpoolit edhe trofeun e Premierligës, por që e humbi për një pikë të vetme.

“Duhet të ndryshojmë, nga tifozë dyshues, ne duhet të besojmë tani e tutje. Nëse nuk fitoj trofe të madh, do të shkoj të menaxhoj një skuadër në Zvicër” kishte thënë në konferencën e parë si menaxher i Liverpoolit.

Trajneri gjerman u shqua për futbollin spektakolar gjatë këtyre viteve duke bërë transferime bombastike që nuk kushtuan shumë, por kryen shumë punë.

Klopp ka ndërtuar treshen më të mirë në botë sulmuese, Mane-Salah-Firmino, dhe treshen më të pathyeshme në mbrojtje, Van Dijk-Arnold-Robertson.

Klopp së fundi u vlerësua edhe nga FIFA si trajneri më i mirë në botë.

Klopp dhe Liverpooli janë në rrugë të sigurtë drejt titullit në Premierligë pasi që janë me bilanc 100% nga tetë ndeshjet e para dhe kanë epërsi prej 8 pikësh nga Manchester City./Indeksonline/