16:23 / E Martë, 29 Tetor 2019 / indeksADMonline

Sot bëhen 2 vite prej kur ndërroj jetë Adela Xhamani

2 vite më parë lajmi tragjik për vdekjen e ish banores së ‘Big Brother Albania’ dhe gazetares Adela Xhemani trishtoj publikun, shkruan Indeksonline.

E sot bëhen 2 vite nga dita kur ajo ndërroj jetë duke mërzitur shumë publikun dhe gjitha figurat e njohura të ekranit shqiptar edhe më gjerë.

Ajo njihej si një person mjaft aktiv dhe atraktiv, poashtu një punëtore e madhe dhe mjaft e dashur për njerëzit që e rrethonin.

Gjithashtu në emër të Bashkisë së Tiranës, pak kohë më parë, Adelajda Xhamanit ju akordua ‘Medalja e Mirënjohjes së qytetit’, në nder të kontributit që ajo dha për shumë vite si gazetare dhe për rolin e rëndësishëm në emancipimin e femrës dhe mbrojtjen e të drejtave dhe lirisë së tyre. /Indeksonline/